Identifikohet një viktimë e 11 shtatorit pas gati 25 vjetësh me

0%

Zyra e Mjekut Ligjor Kryesor të Nju Jorkut dhe Departamenti i Policisë së qytetit kanë identifikuar mbetjet e një viktimë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, gati 25 vjet pas ngjarjes. Identifikimi është bërë për herë të parë duke përdorur metodën e re të genealogjisë gjenetike forenzike, e cila kombinon testimin e ADN-së me hulumtimin e pemëve familjare.

Viktima është një grua e rritur. Familja e saj ka kërkuar që emri i saj të mos bëhet publik. Sipas zyrtarëve, ajo është viktima e 1.654-të e identifikuar nga sulmet ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Nga rreth 2.753 persona që humbën jetën në Nju Jork atë ditë, rreth 1.099 mbeten ende të paidentifikuar, ose rreth 40 për qind e tyre.

Metoda e re, e njohur si Forensic Investigative Genetic Genealogy (FIGG), krahasoi mostrat e ADN-së të mbetjeve me profilet e publikuara në baza të dhënash genealogjike. Kjo qasje, e cila nuk ekzistonte në vitin 2001, ka dhënë rezultate ku teknikat tradicionale të ADN-së kishin dështuar për shkak të dëmtimit të rëndë të mostrave nga zjarri dhe shembja e kullave. Dr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jason Graham, mjeku ligjor kryesor i qytetit, e ka cilësuar si një “përparim” që hap shpresa të reja. Pasi rreth 47 profile të tjera të ADN-së janë duke u shqyrtuar për të njëjtën metodë. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, theksoi se ky identifikim tregon angazhimin e vazhdueshëm për të dhënë përgjigje familjeve.

“Ndërsa i afrohemi 25-vjetorit të sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit, ne nderojmë gati 3.000 jetët e humbura dhe mbetemi të përkushtuar ndaj familjeve që kanë pritur 25 vjet për përgjigje,” tha ai. Zyra e mjekut ligjor ka premtuar se puna do të vazhdojë pa afat.

Identifikimi i ri vjen në prag të përvjetorit të 25-të, kur në Memorialin e 11 Shtatorit do të mbahen ceremoni përkujtimore me lexim të emrave dhe momente heshtjeje. Ky sukses shkencor sjell mbyllje për një familje dhe shpresë se teknologjia e re mund të ndihmojë edhe të tjerët që ende presin.

Burimi: Bota Sot