SHBA-ja paralajmëron partnerët e Iranit: Do përjashtoheni nga sistemi

0%

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ashpërsuar paralajmërimet ndaj Iranit dhe vendeve që vazhdojnë të kenë marrëdhënie tregtare me Teheranin. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se SHBA-ja po përgatit një valë të re sanksionesh “dytësore”, të cilat do të prekin jo vetëm Iranin, por edhe partnerët e tij tregtarë.

Sanksionet e reja pritet të shtrihen në sektorë të ndryshëm, përfshirë arin, teknologjinë, burimet digjitale, aviacionin dhe transportin detar. Megjithatë, Bessent nuk bëri të ditur se kur do të hyjnë në fuqi masat e reja apo cilat vende mund të jenë objektiv i tyre.

“Irani përballet me një zgjedhje shumë të qartë: izolim i plotë ose kthim në normalitet dhe mundësia e riintegrimit në ekonominë globale”, tha Bessent. Paralajmërimi i Washingtonit u shtri edhe ndaj shteteve që vazhdojnë të bashkëpunojnë ekonomikisht me Teheranin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Bessent, vendet që nuk kontribuojnë në izolimin e Iranit mund të përballen me sanksione amerikane, përfshirë edhe përjashtimin nga sistemi i dollarit. “Ne do t’i mbajmë të gjithë përgjegjës. Askush nuk duhet ta vërë në provë vullnetin tonë”, deklaroi ai.

Masat amerikane mund të kenë ndikim të veçantë ndaj vendeve që importojnë naftë iraniane, me Kinën që mbetet një nga blerësit kryesorë të naftës së Teheranit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com