Përfundon protesta e 86-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi

0%

Ka përfunduar protesta e 86-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me fjalime, thirrje dhe marshim në rrugët e Tiranës. Në përfundim të tubimit, qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa thirrja “Jep dorëheqjen!” ka shoqëruar mbylljen e protestës.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen dhe se do të rikthehen sërish në shesh. “Nesër më shumë!” ishte thirrja me të cilën qytetarët mbyllën protestën e 86-të, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës edhe në ditët në vijim.

Burimi: Bota Sot