Dhjetëra mijëra familje mbetën sot pa energji elektrike në Letoni dhe Lituani, pasi dy vendet baltike u goditën nga stuhia më e rëndë e verës në historinë e kohëve të fundit. ”Energjia elektrike ende nuk është rikthyer në më shumë se 120 000 familje në Lituani” , tha operatori kombëtar të hënën në mëngjes, ndërsa mbi 87 000 ishin ende të shkëputur nga rrjeti në Letoninë fqinje.
Dy persona u vranë ndërsa erërat e forta që arrinin shpejtësi deri në 108 kilometra në orë përfshiu rajonin të shtunën, duke shkulur pemë dhe duke këputur degë që binin mbi linjat e energjisë, duke shkaktuar dëme në rrjetin e shpërndarjes.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan gjithashtu përmbytje në disa rajone, duke ndërprerë trafikun rrugor, trenat, fluturimet dhe shërbimet e transportit detar. ”Reshjet mesatare mujore për gusht u regjistruan brenda gjysmë dite në disa zona” , sipas meteorologëve.
Përpjekjet e pastrimit ka të ngjarë të zgjasin edhe disa ditë, me ndërprerjet e trafikut që pritet të vazhdojnë në zonat rurale, sipas autoriteteve.
