Teuta mbetet pa Gentian Selmanin/ Portieri largohet zyrtarisht, klubi

0%

Gentian Selmani nuk është më portieri i Teutës. Klubi durrsak përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale konfirmoi ndarjen e rrugëve me futbollistin duke e falenderuar për kontributin e dhënë prej gjatë qëndrimit të tij te Teuta duke i uruar më të mirën për të ardhmen. ‘Faleminderit, Gentian Selmani!

KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike.Faleminderit për gjithçka, Gentian!’ -shkruhej në njoftimin e Teutës.

Tani skuadrës durrsake, në këto ditë të mbetura të merkatos së transferimeve do t’i duhet të vihet në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Gentian Selmanit mes shtyllave të portës së saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot