Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhym të njësisë Krutje, në Lushnjë, ku bëhet me dije se djali ka vrarë të dy prindërit. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes dhe ka tronditur fshatin. Paraprakisht, bëhet me dije se autor i dyshuar i ngjarjes tragjike është shtetasi Florjan Dalladaku.
Ai ka qëlluar me sëpatë të dy prindërit, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Forca të shumta policie janë nisur me urgjencë drejt fshatit Zhym dhe përgjatë rrugëve lidhëse janë ngritur postblloqe, sepse autoritetet janë njoftuar se ky shtetas është larguar nga vendngjarja me një automjet.
