“Rama jep dorëheqjen!”- Marshimi nëpër Tiranë në protestën e 86-të,

0%

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke hyrë në ditën e 86-të të rezistencës. Pas fjalimeve në shesh, qytetarët janë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa kanë përsëritur thirrjen që është kthyer në refren të protestës: “Rama jepe dorëheqjen!” Po ashtu, qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Shqipëria kërkon revolucion!”, duke shprehur vendosmërinë për të vijuar rezistencën qytetare.

Burimi: Bota Sot