Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një sulm të bandave kriminale në një lagje të Kenscoff, qytet rreth 20 kilometra larg kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince. Bilancin e viktimave e bëri të ditur për Reuters kryebashkiaku i Kenscoff, Jean Massillon. Ngjarja është pjesë e një serie sulmesh që kanë përfshirë zonën gjatë dy viteve të fundit.
Kenscoff është përballur vazhdimisht me aktivitetin e bandave, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë raportuar më herët për vrasje, përdhunime dhe rrëmbime. Dhuna ka rënduar më tej situatën e sigurisë në Haiti dhe ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sulmet e përsëritura kanë krijuar pasiguri të madhe për komunitetet lokale, ndërsa autoritetet përballen me vështirësi në kontrollin e territorit dhe mbrojtjen e banorëve.
