“Arkeologjia e një portreti” hapet në Muzeun e Burgut të Prishtinës

0%

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, neser më në orën hapet ekspozita kolektive “Arkeologjia e një portreti”, njofton organizata “Molla e Kuqe”. Sipas njoftimit, ekspozita është një iniciativë që synon ta shndërrojë përkohësisht muzeun në një hapësirë takimi ndërmjet brezave, duke vendosur në qendër ish-të burgosurit politikë dhe përvojat e tyre.

Një grup artistësh vizualë do të takohen me ish-të burgosurit politikë dhe, përmes rrëfimeve të tyre, do të krijojnë një seri portretesh që trajtojnë kujtesën individuale dhe kolektive, përvojën e burgimit dhe gjurmët që ajo ka lënë ndër breza.

Ekspozita synon të rikthejë në vëmendje edhe historitë dhe identitetin e atyre që u privuan nga liria gjatë periudhës jugosllave, duke përdorur artin si mjet për ruajtjen dhe rivendosjen e kujtesës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot