Al-Hilal avancon bisedimet për Gabriel Martinellin

0%

Al-Hilal ka intensifikuar negociatat me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Martinelli. Sipas ekspertit të transferimeve Ben Jacobs, klubi saudit është optimist se së shpejti mund të arrijë marrëveshje me Arsenalin për 25-vjeçarin. Oferta më e fundit e Al-Hilalit kap vlerën e 55 milionë eurove, me edhe 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh të mundshme.

Palët po vazhdojnë diskutimet rreth strukturës së marrëveshjes, ndërsa Al-Hilal po punon gjithashtu për të arritur marrëveshje me Martinellin për kushtet personale të kontratës. Braziliani raportohet se është i hapur për një transferim në Arabinë Saudite, pasi edhe më herët kishte marrë interes nga klubet e këtij vendi.

Nga ana tjetër, Arsenali kërkon një paketë më të madhe financiare, rreth 60 milionë euro, për të lejuar largimin e sulmuesit. Nëse Martinelli transferohet te Al-Hilal, Arsenali do të thyejë rekordin 9-vjeçar të klubit Martinelli iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 nga Ituano dhe që atëherë ka zhvilluar 278 paraqitje, duke shënuar 62 gola për klubin londinez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi