Kori Siparantum sjell tri çmime për Kosovën nga festivali në Malajzi

0%

Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me tri çmime në Malaysian Choral Festival 2026, në Kuala Lumpur të Malajzisë. Kori ka fituar dy medalje të arta, në kategoritë B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir. Në kategorinë A5, Kori Siparantum është nderuar edhe me çmimin e vetëm special “Creative Staging”, për paraqitjen kreative skenike.

Ky sukses përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për artin koral dhe kulturën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë nivelin dhe potencialin e artistëve kosovarë.

Burimi: Bota Sot