Erling Haaland ka surprizuar fansat duke hequr dorë nga flokët e tij të gjatë biondë dhe duke zgjedhur një model shumë më të shkurtër. Reagimi më interesant erdhi nga e dashura e tij, Isabel Haugseng Johansen, e cila ishte pranë tij gjatë transformimit. Në momentin që parukieri nisi t’i priste flokët, ajo tha me shaka: “Mendoj se do të qaj”.
Foto: YouTube Gjatë prerjes, Isabel madje mbajti në dorë një tufë të flokëve të Haaland dhe vazhdonte të shprehte habinë e saj. Kur u kthye dhe pa rezultatin përfundimtar, mbeti fillimisht pa fjalë, por më pas pranoi se ai dukej shumë mirë. “Duket mirë. Mendoj se je i ëmbël”, i tha ajo, teksa më pas e korrigjoi veten duke shtuar me humor: “Dukesh shumë i rrezikshëm”.
Isabel gjithashtu u shpreh se me pamjen e re mund të mos e njihte Haalandin në mëngjes, duke thënë me shaka: “Do të zgjohem dhe do të pyes: Kush është ky?”. Vetë futbollisti tregoi se e kishte menduar prej kohësh këtë ndryshim, por nuk kishte gjetur kohë ta realizonte. Sipas tij, fillimi i sezonit të ri ishte momenti ideal për një ‘fillim të ri’.
