Dita e 86-të e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Të

0%

– Dita e 86-të e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Të ndryshojë e gjithë klasa politike! Ka nisur në Tiranë protesta e 86-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.

Edhe në ditën e 86-të, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas platformës së tyre, duhet të përgatisë vendin për zgjedhjet e ardhshme. Por thirrjet e qytetarëve gjatë marshimit nuk kufizohen vetëm te largimi i kryeministrit.

Protestues të pranishëm kërkojnë ndryshimin e të gjithë klasës politike, duke e shtrirë pakënaqësinë përtej mazhorancës dhe qeverisë aktuale. Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet e qytetarëve, të cilët gjatë protestave të mëparshme kanë artikuluar shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në platformën e protestës përfshihet gjithashtu kërkesa për shfuqizimin e disa nismave ligjore, të cilat protestuesit i konsiderojnë të dëmshme për interesat e qytetarëve. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe pas ditës së 86-të, duke e lidhur përfundimin e tyre me plotësimin e kërkesave të paraqitura ndaj qeverisë.

Burimi: Bota Sot