Jeep prezanton Wrangler Smoky Mountain 2027, 4×4 i ri për terrene të

0%

Jeep ka prezantuar Wrangler Smoky Mountain 2027, një edicion special të modelit të njohur 4×4, i cili synon të konkurrojë drejtpërdrejt me versionet off-road të Ford Bronco. Modeli vjen me katër dyer dhe sjell disa ndryshime të dukshme në dizajn. Wrangler Smoky Mountain dallohet nga rrotat e zeza, grila e zezë dhe grafikat speciale me emërtimin “Smoky Mountain”.

Në kabinë, Jeep ka vendosur ulëse me detaje të veçanta dhe qepje në ngjyrë Terracotta, ndërsa pajisjet e komfortit përfshijnë ulëse të përparme me ngrohje dhe timon me ngrohje. Wrangler Smoky Mountain do të ofrohet me dy alternativa motorike: 2.0-litër turbo dhe 3.6-litër V6. Të dy motorët kombinohen me transmision automatik, ndërsa Jeep nuk ofron një version me kambio manuale.

Me këtë edicion special, Jeep synon blerësit që kërkojnë një automjet të aftë për terrene të vështira, por njëkohësisht me pamje agresive dhe pajisje moderne komforti. Wrangler Smoky Mountain 2027 pozicionohet kështu si një tjetër alternativë në segmentin e 4×4-ve të orientuar drejt aventurës dhe terreneve off-road.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot