Holanda dhe Suedia përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F në Botëror. Holanda e drejtuar nga Ronald Koeman pati një nisje zhgënjyese, pasi barazoi 2-2 ndaj Japonisë, duke humbur avantazhin në minutat e fundit të takimit. “Tulipanët” tani kërkojnë fitoren për të mos rrezikuar një pozicion jashtë dy vendeve të para përpara raundit të fundit të fazës së grupeve.
Nga ana tjetër, Suedia e nisi aventurën në mënyrë perfekte. Skandinavët mposhtën Tunizinë me rezultatin e thellë 5-1, një sukses që solli edhe pasoja për kundërshtarin, me shkarkimin e trajnerit të tyre. Pak minuta para fillimit janë zbuluar dhe formacionet e të dyja ekipeve.
