Vrasja e rëndë në Prizren, gjykata vendos që i akuzuari t’i

0%

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën më , është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Mehmet Gorenç. Avokatja e të akuzuarit, Nafije Muqaj kërkoi që klienti i saj t’i nënshtrohet ekzaminimit të gjendjes shëndetësore mendore. Gorenç akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, lidhur me vdekjen e vajzës së tij, Sh.G, dhe plagosjen e dy anëtarëve të tjerë të familjes.

Avokatja Muqaj propozoi që Gorenç të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, me qëllim që një grup ekspertësh të japë mendim dhe konstatim lidhur me gjendjen e tij mendore para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale. I akuzuari ka mbështetur propozimin e avokates. “Po e mbështeti” – tha Gorenç.

Prokurorja Ervehe Gashi, deklaroi se në shkresat e lëndës nuk ka ndonjë provë që do të mund të shërbente së paku si indicie për gjendjen e shëndetit mendor të Gorenç-it, megjithatë, tha se, duke pasur parasysh natyrën e rastit, vlerësimin për nevojën e ekzaminimit psikiatrik ia lë gjykatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pasi që kemi të bëjmë me vrasje brenda familjes dhe me vepër penale të vrasjes së rëndë, këtë e lë në vlerësim të gjykatës – nevojën e ekzaminimit psikiatrik”, deklaroi prokurorja Gashi. Edhe mbrojtësi i viktimave, Ersan Mustafa, deklaroi se propozimin e mbrojtjes ia lë në vlerësim gjykatës.

Pas dëgjimit të qëndrimeve të palëve, trupi gjykues e aprovoi propozimin e mbrojtjes dhe vendosi që i akuzuari Mehmet Gorenç të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim të shëndetit mendor.

Në fillim të shqyrtimit gjyqësor, pas leximit të aktakuzës nga prokuroria, i akuzuari deklaroi se e kishte të qartë aktakuzën, por nuk e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet. Gorenç u deklarua se pajtohet me qëndrimin e mbrojtjes së tij.

Në fjalën hyrëse, avokatja Muqaj deklaroi se e kundërshton aktakuzën, duke e konsideruar të rëndësishme që të vlerësohet gjendja mendore e të akuzuarit.

Ajo tha se i akuzuari gjatë deklarimit të tij në Prokurori, më , kishte shpjeguar situatën kritike në të cilën kishte ndodhur veprimi, ndërsa sipas mbrojtjes, rrethanat e përfshira në këtë situatë kërkojnë vlerësim profesional të gjendjes së tij mendore. Ndërsa sa i përket palëve të dëmtuara, ato ishin propozuar që të dëgjoheshin në cilësinë e dëshmitareve.

Mirëpo, prokurorja Gashi njoftoi gjykatën se të njëjtat ndodhen në Turqi dhe se gjendja e tyre shëndetësore dhe ekonomike ua pamundëson ardhjen në seancë. Me këtë rast, ajo propozoi që në vend të dëgjimit të tyre të drejtpërdrejtë të lexohej procesverbali nga procedura e mundësisë së veçantë të hetimit.

Prokurorja Gashi tha se të dëmtuarat kishin dhënë deklaratat e tyre në procedurën e veçantë të hetimit dhe se të pandehurit dhe mbrojtjes së tij u ishte dhënë mundësia që t’i kundërshtonin këto deklarata, dhe se për këtë arsye, prokuroria hoqi dorë nga dëgjimi i drejtpërdrejtë i R dhe A. Gorenç.

Trupi gjykues me përbërje nga kryetarja e trupit gjykues Teuta Krusha dhe antarët Artan Sejrani dhe Ilir Rashkaj. Çka thuhet në aktakuze? Sipas aktakuzës, i pandehuri Mehmet Gorenç, më , në Prizren, në rrugën “Shote Galica”, pikërisht në banesën ku ishte duke jetuar me familjen e tij, me “dashje i ka privuar nga jeta anëtarët e familjes”.

Me veprimin e tij, i pandehuri Mehmet Gorenç, sipas prokurorisë, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Burimi: Kallxo