Presidenca pret verifikimin e kandidatëve për KQZ-në, procedura e

0%

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se procedura për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk është përmbyllur, pasi po priten rezultatet e verifikimit të kandidatëve të propozuar nga subjektet politike.

Sipas njoftimit, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga partitë politike, Zyra e Presidentes iu është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë për verifikimin e kandidatëve. Afati pesëditor për pranimin e propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ka mbetur pezull deri në pranimin e përgjigjeve nga institucionet përgjegjëse për verifikimet.

“Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. Kështu, hapi i radhës për përbërjen e KQZ-së pritet të ndërmerret pasi të përfundojë procesi i verifikimit të kandidatëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com