Gordon shkëlqen në debutimin me Barcelonën dhe thyen rekord në La Liga

0%

Anthony Gordon e nisi në mënyrë spektakolare aventurën e tij te Barcelona, duke vendosur një rekord të veçantë në debutimin e tij në La Liga. Sulmuesi anglez e nisi ndeshjen ndaj Elches nga stoli, por u aktivizua në pjesën e dytë dhe iu deshën vetëm gjashtë minuta për të lënë gjurmë.

Vetëm dy minuta pas inkuadrimit, Gordon asistoi Raphinhën për golin e tretë të Barcelonës, ndërsa katër minuta më vonë dhuroi asistimin e dytë për Fermín López, i cili realizoi për 4-0. Me këto dy asistime, Gordon u bë lojtari i parë në shekullin XXI që regjistron dy asistime në debutimin e tij në La Liga.

Barcelona triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Elches, ndërsa Gordon e cilësoi debutimin si fillimin perfekt. “Pesë gola të shënuar, asnjë të pësuar. Jam shumë i lumtur”, deklaroi anglezi, duke shtuar se është ndier menjëherë si në shtëpi në Barcelonë. “Që kur kam ardhur ndihem shumë mirë. Djemtë më kanë bërë të ndihem shumë i mirëpritur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndihem tashmë si në shtëpi dhe besoj se do të përmirësohem gjithnjë e më shumë sa më gjatë të jem këtu”, u shpreh Gordon. 26-vjeçari pritet të jetë në garë për një vend në formacionin titullar me Karim Adeyemin, i cili gjithashtu shënoi në debutimin e tij.

Pas kësaj paraqitjeje, Gordon tashmë pret ndeshjen e radhës të Barcelonës, që të enjten ndaj Athletic Bilbaos, me synimin për të vazhduar startin mbresëlënës në La Liga.

Burimi: Bota Sot