Deficiti tregtar në Kosovë arrin 615,7 milionë euro në korrik 2026

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për rrjedhat e eksportit dhe importit gjatë muajit korrik 2026. Sipas këtyre të dhënave, eksporti i mallrave gjatë korrikut ka mbuluar importin në masën 14.5%.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 6,8 % në muajin korrik 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 615,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 576,4 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 14,5 %.”- thuhet në komunikatën e ASK.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin korrik 2026 kishte vlerën 104,8 milionë euro, ndërsa importi 720,5 milionë euro, që është një rritje prej 25,0% për eksport, si dhe një rritje prej 9,1% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Metalet bazë kryesojnë eksportet me 27.8%, pasuar nga ushqimet 12.7% dhe plastika e goma 10.1%, tregon ASK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,5% e përbëjnë produktet minerale, 7,1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; etj.”- njofton ASK.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,7% e përbëjnë produktet minerale; 13,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,5% e përbëjnë mjetet e transportit; dhe 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Mbi 303 milionë euro import nga vendet e BE-së ASK bën të ditur se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 31,5 milionë euro, ose rreth 30,1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,6 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9,6%, Italia 3,1%, Holanda 2,9%, etj.

Importet nga BE-ja arritën 303.4 milionë euro, me rritje 7.2%, ku kryesuan Gjermania, Italia dhe Polonia “Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 303,4 milion Euro, ose 42,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7,2 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8 %), Italia (5,9 %), Polonia (4,0 %), etj.”- bën të ditur ASK.

Eksport-importi i Kosovës me vendet e CEFTA-s Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 50,3 milion euro, ose 48,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,4 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,9%), Shqipëria (16,7%), Serbia (6,7%), Mali i Zi (5,1%), etj, njofton ASK.

Në anën tjetër, mbi 88 milionë euro është importi që Kosova realizoi nga vendet anëtare të CEFTA-s “Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 88,8 milion Euro, ose 12,3 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (3,3%), Serbia (3,0%).”- thuhet në komunikatë.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 23,0 milion euro, ose 21,9 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (7,8%) dhe Turqia (4,3%). Mbi 328 milionë euro është vlera e importit të Kosovës nga vendet e tjera, me pjesëmarrje më të madhe të Turqisë dhe Kinës.

“Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 328,2 milion euro, ose 45,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,5%) dhe Kina (13,3%).”- thuhet në komunikatë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2026, mund ta gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo