Katër ekspertë të rinj gjyqësorë iu shtuan sot, më , sistemit të drejtësisë. Ceremonia e betimit të tyre u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas njoftimit të kësaj ministrie, katër ekspertët, pas përfundimit të procedurës së licencimit, marrin zyrtarisht përgjegjësinë për ushtrimin e detyrës së tyre profesionale në shërbim të drejtësisë.
“Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, theksoi rëndësinë e rolit të ekspertëve gjyqësor në proceset gjyqësore, duke nënvizuar se profesionalizmi, integriteti dhe paanshmëria e tyre janë thelbësore për vendimmarrje të drejtë dhe të bazuar në ekspertizë profesionale”, thuhet në njoftim.
“Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e rolit të ekspertëve gjyqësor dhe integritetin e tyre, me qëllim forcimin e një sistemi të drejtësisë efikas, profesional dhe në shërbim të qytetarëve.” – shtohet më tej në njoftim.
