Manchester City ka pyetur për kushtet e transferimit të Frenkie de Jongut dhe po shqyrton mundësinë për ta transferuar mesfushorin e Barcelonës në ditët e fundit të afatit kalimtar. City pritet të vendosë së shpejti nëse do të bëjë ofertë zyrtare për holandezin.
Një transferim i De Jongut do t’i sillte Barcelonës të ardhura të rëndësishme dhe mund ta ndihmonte klubin në tentativën për Julian Alvarezin . Barcelona vazhdon ta dëshirojë sulmuesin argjentinas, por Atlético Madrid kërkon rreth 150 milionë euro dhe nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta shesë lehtësisht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
