Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë mësimi, nga dy në katër orë në ditë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, përmes një postimi në Facebook, përcjell Sinjali. Sipas tij, zgjatja e orarit do t’u mundësojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim me bashkëmoshatarët.
Elshani ka thënë se ndryshimi synon t’ua lehtësojë edhe prindërve organizimin e përditshëm, në mënyrë që orari i punës dhe kujdesi për fëmijët të përshtaten më mirë me njëri-tjetrin. “Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka shkruar Elshani. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
