Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin gjyqtarit Avdirrahman Gashit iu caktua masa e paraburgimit nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“REFUZOHET, si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të pandehurit Avdirrahman Gashi av.Halit Shaljani, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti Special.. i datës , vërtetohet”, thuhet në vendimin e 21 gushtit 2026. Vendimi i Apelit është marrë nga kolegji i përbërë prej Vaton Durgutit- kryetar dhe anëtarëve Mentor Bajraktari dhe Valon Kurtaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Gashit. Avdirrahman Gashi u arrestua më nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, pas një hetimi që, sipas autoriteteve, kishte zgjatur disa muaj.
Prokuroria Speciale ka deklaruar se ndaj tij ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
