Sarah Paulson shndërrohet në Aileen Wuornos dhe bëhet e panjohur në

0%

Aktorja e njohur, Sarah Paulson, është shfaqur pothuajse e panjohur në rolin e saj të ri si Aileen Wuornos, në sezonin e ri të antologjisë kriminale të Ryan Murphy, “Monster: The Lizzie Borden Story”. Seriali i ri i Netflix, me tetë episode, fokusohet kryesisht te Lizzie Borden, e cila në vitin 1892 u akuzua për vrasjen me sëpatë të babait dhe njerkës së saj.

Personazhi i Aileen Wuornos shfaqet në një periudhë shumë më të vonshme dhe paraqitet si një grua e frymëzuar nga historia e Lizziet. Wuornos ishte një nga vrasëset seriale më të njohura në ShBA. Ajo vrau shtatë burra në Florida gjatë viteve 1989-1990 dhe u ekzekutua në vitin 2002. Sarah nuk është aktorja e parë që e portretizon atë.

Charlize Theron fitoi një Oscar për interpretimin e Wuornos në filmin “Monster” të vitit 2003. Në kastin e serialit të ri janë edhe Ella Beatty, Vicky Krieps, Charlie Hunnam, Billie Lourd dhe Rebecca Hall. “Monster: The Lizzie Borden Story” do të publikohet në Netflix më 17 shtator.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi