Rasti i vrasjes së trefishtë në Gllogjan, gjykata ua ndërpreu masën e

0%

Gjykata e Pejës i ka shpallur të pafajshëm tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Në këtë rast akuzohen babai dhe dy djemtë e tij, të cilët sot, më , janë liruar nga akuza për shtytje në vrasje të rëndë dhe për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit nga gjyqtari, Leon Përlaska, është marrë vendim i veçantë përmes të cilit tre të akuzuarve, Halil, Kreshnik e Kastriot Mehmetajt, u është ndërprerë masa e paraburgimit. Rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021, ku kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit nga shkolla.

Sipas Prokurorisë, vrasja është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit të autobusit, duke e lidhur vrasjen me “vetëvrasjen e H.M në vitin 2020 – bija e të akuzuarit, Halil Mehmetaj”. Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn ishin akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Halil Mehmetaj ishte akuzuar për shtytje në vrasje të rëndë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata ishin akuzuar edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast, Gjykata e Pejës e ka liruar Kastriot Mehmetaj nga akuza për armëmbajtje, dhe i ka dënuar Halil Mehmetaj me tri vite burgim, dhe Kreshnik Mehmetaj me një vit burgim për veprën penale të armëmbajtjes, secilin veç e veç.

Të pandehurin, Halil Mehmetaj Gjykata e ka liruar nga akuza për shtyerje në vrasjë të rëndë, dhe të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj gjithashtu i ka liruar nga akuza për vrasje të rëndë në bashkëkryerje. Kujtojmë se në ditën kur pritej shpallja e aktgjykimit për këtë rast më , trupi gjykues kishte marrë vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor.

Kjo pasi kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska kishte thënë se gjykimi është rihapur për arsye se Prokuroria në fjalën përfundimtare i është referuar një video-incizimi të të akuzuarit, Kreshnik Mehmetaj, duke gjuajtur më armë në bjeshkë, por sipas gjyqtarit ky pretendim asnjëherë më parë nuk është përmendur.

Sipas Përlaskës, Prokuroria ka pretenduar në fjalën përfundimtare se arma që shihet në video, është arma me të cilën është përdorur nga dorasi për ta kryer vrasjen.

Tutje, gjyqtari Përlaska, kishte thënë se policia gjatë hetimeve kishte kontrolluar pikërisht vendin ku Prokuroria e ka përmendur në fjalën përfundimtare ku shihet i akuzuari duke gjuajtur me armë, dhe nga AFK-ja janë ekzaminuar plot 13 gëzhoja dhe një plumb përmes ekspertizës balistike, por as kjo provë nuk është paraqitur asnjëherë për administrim gjatë gjykimit nga ana e Prokurorisë.

Me qëllim të sqarimit të këtyre rrethanave, ishte mbajtur edhe një seancë më . Cili është motivi i vrasjes sipas Prokurorisë? Kjo vrasje dyshohet se është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit G.Gj., duke e lidhur këtë vrasje me “vetëvrasjen e H.M., në vitin 2020”, e cila ishte bija e të akuzuarit Halil Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë, për këtë vetëvrasje që kishte ndodhur në familjen Mehmetaj, këta të fundit e kishin fajësuar shoferin G.Gj., i cili u vra në sulmin ndaj autobusit. Edhe gruaja e shoferit të ndjerë kishte dhënë dëshminë e saj, por seanca ishte mbyllur për publikun për shkak të ndjeshmërisë së dëshmisë së saj.

Për këtë rast janë dëgjuar dëshmitaret Pranvera Halilaj dhe Rozeta Pjetraj, që sipas Prokurorisë vërtetojnë motivin e hakmarrjes të kësaj vrasjeje. Por, për shkak që këta dëshmitarë kanë rrëfyer detaje nga jeta personale e tani të ndjerës H.M., vajzës së të akuzuarit Halil Mehmetaj, e nga jeta personale e vetë të akuzuarve, publiku ishte përjashtuar.

I akuzuari Halil Mehmetaj, sipas Prokurorisë, është betuar për hakmarrje tek varri i vajzës së tij kur e ka varrosur, duke vënë orën e dorës së tij në arkivolin e vajzës. Sipas dosjes, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për këtë. Në këtë gjykim janë dëgjuar edhe rrëfimet e prindërve të nxënësve të vrarë në natën kritike. Beqë Hamzaj dhe Florim Mustafaj kanë dhënë rrëfimet e tyre për ngjarjen në të cilën u vranë fëmijët e tyre 17-vjeçarë.

Lidhur me hakmarrjen në fjalë, për të cilën Prokuroria po dyshon si është motivi i vrasjes, Beqë Hamzaj kishte thënë se vrasja e fëmijëve ishte bërë për ta mbuluar hakmarrjen.

Mbrojtja e të akuzuarve këtë motiv e kishte cilësuar si hetim të gabuar e veprime të ngutshme, duke u bazuar sipas tyre në spekulime dhe thashetheme të fshatit, të cilat e kanë orientuar gabimisht Prokurorinë në ndriçimin e rastit.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Pejës ishte bërë publike përmes një konference nga ky institucion, ku ishin shpalosur detaje mbi veprimet hetimore të ndërmarra. Ngjarja e ndodhur në Gllogjan ishte konsideruar tronditëse edhe për opinionin publik. Arrestimi i të akuzuarve kishte ndodhur vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Mbi Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn rëndojnë akuzat për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Halil Mehmetaj akuzohet për shtytje në vrasje të rëndë. Mbi ta rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Për më shumë se 15 ditë që kur kishte ndodhur ngjarja që kishte terrorizuar banorët e asaj pjese, asnjë person nuk kishte qenë i arrestuar, e lidhur me këtë rast kishte pasur reagime insitucionale. Në lidhje me këtë rast kishte pasur reagime të shumta të akterëve insitucional.

Më Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u kishte bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjanë të bashkëpunojnë me institucionet relevante. Ndërsa, vrasësve ju kishte dhënë ultimatum që të dorëzoheshin.

“Unë bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe qytetarët e Kosovë. E dim që ai që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë kriminale nuk është vetëm për solidaritet. Kështu që sa më parë dorëzohet aq më mirë, për rrethin e tij dhe për Kosovën”- kishte thënë thënë Sveçla në vitin 2021.

Reagim për këtë rast kishte pasur edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Tek më Prokuroria e Pejës kishte mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ku kishe treguar se tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e trefishtë e për të cilët kishin kërkuar masën e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, më ja kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit, ku H.M., K.M., dhe M.M, do dërgoheshin për 30 ditë në paraburgim.

“Të pandehuve H.M., K.M. dhe M.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen” – thuhej në njoftimin e Gjykatës. Raportimet për këtë rast mund t’i gjeni KËTU

Burimi: Kallxo