Një person me inicialet Xh.Sh. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për rrezikim të sigurisë në vendin e punës, pas rastit tragjik ku një punëtor humbi jetën në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.
Ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa i dyshuari hetohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” . Rasti kishte ndodhur sot rreth orës , gjatë kryerjes së punimeve në një objekt banesor në ndërtim.
Sipas të dhënave fillestare, punëtori dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit të Komunës.
Po ashtu, janë intervistuar dëshmitarë okularë dhe autoritetet po vazhdojnë me grumbullimin e provave për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Prokurori i çështjes do të shqyrtojë brenda afatit ligjor mundësinë e kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
