Gati shkarkimi i bujshëm? Çfarë po ndodh në prapaskenë te Turqia gjatë Botërorit

0%

E ardhmja e Vincenzo Montellës në stolin e Turqisë është kthyer në një çështje mjaft të nxehtë në këtë Kampionat Botëror. Mediat italiane raportojnë se tekniku italian ndodhet shumë pranë shkarkimit, pas lëkundjeve dhe tensioneve të fundit në kampin turk. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, situata është mjaft kritike dhe shkarkimi është një opsion real në tavolinë.

Megjithatë, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të mos nxitohet në hapat e saj. Drejtuesit e saj aktualisht po “blejnë kohë” për të vlerësuar me kujdes të gjitha rrethanat përpara se të marrin një vendim përfundimtar për fatin e stolit.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të mësuar nëse Montella do ta mbyllë para kohe aventurën e tij në këtë Botëror, apo nëse drejtuesit do t’i besojnë sërish projektit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot