Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm të “Dorës së Zotit” në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3 milionë paund. Maradona e përdori topin në fitoren 2:1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinale, duke shënuar me dorë golin që mbeti një nga momentet më të diskutueshme në historinë e futbollit.
Në të njëjtën ndeshje, legjenda argjentinase realizoi edhe “Golin e Shekullit”, pasi dribloi disa lojtarë anglezë. Topi Adidas Azteca ishte ruajtur për më shumë se tri dekada nga gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser, i cili e mori pas përfundimit të ndeshjes. Autenticiteti i tij është konfirmuar edhe përmes verifikimeve të pavarura.
Edhe pse pritej që topi të arrinte rreth 7.3 milionë paund, ai u shit për 2.5 milionë. Në vitin 2022, i njëjti top ishte shitur për rreth 1.74 milionë paund. Kjo nuk është hera e parë që një objekt i lidhur me atë ndeshje arrin një vlerë të jashtëzakonshme. Fanella e veshur nga Maradona në atë sfidë u shit në vitin 2022 për 7.1 milionë paund.
