​Rasti tragjik në Malishevë, familja e Jetlira Foniqit kërkon drejtësi

0%

Familja e Jetlira Foniqit, 25-vjeçares që dyshohet se u vra nga burri i saj në Kërvasari të Malishevës, lajmin e ka marrë sot pas orës të mesnatës.

Kështu ka thënë djali i axhës së të ndjerës, Flamur Foniqi, i cili në një prononcim për KosovaPress tha se si familje besojnë se bija e tyre është vrarë Foniqi tha se si familje presin konstatimin e plotë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa bëri thirrje për drejtësi të plotë në lidhje me ngjarjen.

“E ndjera është vajza e axhës, për të cilën sot pas orës të mesnatës e kemi marrë lajmin për rastin tragjik. Nëse flasim për informacionet e mëngjesit, ne e dimë dhe besojmë shumë se si familje, e bija jonë është privuar nga jeta. Ka ndodhë përmes aktit të vrasjes edhe me këtë qëndrojmë, ndërsa konstatimet tjera i presim prej Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jemi në dhimbjen tonë, është privuar nga jeta bija jonë dhe prej këtu bëjmë thirrje në arritjen e drejtësisë së plotë ”, tha ai për KosovaPress. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima, e cila ishte shtatzënë tash e 34 javë, ka ndërruar jetë pas plagosjes me armë zjarri.

Sipas informacioneve të policisë, në dhomën e gjumit janë gjetur të plagosur 25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, 26-vjeçar. Personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Egzon Bytyqi, 26 vjeç. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, i ka thënë KosovaPress-it se rasti është raportuar më , rreth orës .

Të plagosurve fillimisht u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se 25-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Burimi: Bota Sot