Komuna e Prizrenit thotë se shkollat janë gati për vitin e ri shkollor

0%

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit po përmbyll përgatitjet në shkollat e komunës, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas njoftimit, synimi është që nxënësit dhe personeli arsimor ta nisin vitin e ri mësimor në ambiente të rregulluara dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Në Shkollën e Mesme të Ulët “Mustafa Bakiu” kanë përfunduar tashmë punimet e ngjyrosjes së hapësirave shkollore, duke i dhënë objektit një pamje më të freskët dhe më të përshtatshme për pritjen e nxënësve. Përgatitjet në shkollat e tjera të Komunës së Prizrenit po vazhdojnë në kuadër të angazhimeve për fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

Burimi: Telegrafi