“Qëndrimi i Kosovës për Ukrainën nuk ka ndryshuar”- kështu ka deklaruar Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës në pritjen e organizuar nga Presidenca për shënimin e 35-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës, më . Sipas Kurtit, qëndrimi i Kosovës për Ukrainën ka qenë i njëjtë që nga dita e parë dhe se solidariteti me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Kievi ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ky qëndrim u përsërit para dy javësh.
Ne besojmë se ai qëndrim nuk qëndron as para fakteve historike, as para të drejtës ndërkombëtare dhe do ta themi këtë sa herë të jetë nevoja, njëjtë siç e mirëpresim njohjen e pavarësisë nga Ukraina dhe çdo shtet tjetër liridashës e paqedashës që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.” – ka deklaruar Kurti, më .
Kurti vlerëson se Kosova dhe populli shqiptar qëndrojnë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të drejtën e tyre historike. Për pavarësinë e Ukrainës, Kurti ka thënë se në vitin 1991 parlamenti ukrainas votoi aktin që ia ktheu popullit të vet të drejtën për të vendosur vetë ai për fatin e tij.
Sipas Kurtit, për më se katër vjet, Ukraina është detyruar ta mbrojë të drejtën e saj me armë në dorë, sepse Federata Ruse, e ndërtuar mbi logjikën e luftës së përhershme për zgjerim territorial, vendosi ta zhbëjë me forcë. Edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më . Kjo datë shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Ukrainës. Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më . Kjo datë shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Ukrainës. Më , Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, duke shkaktuar një luftë që vazhdon edhe sot.
Konflikti ka shkaktuar viktima të shumta, zhvendosjen e miliona njerëzve dhe dëme të mëdha në qytete dhe infrastrukturë. Kosova ka mbështetur Ukrainën pas nisjes së pushtimit rus, duke u rreshtuar me masat ndëshkuese të vendeve perëndimore ndaj Rusisë dhe duke ofruar mbështetje humanitare e ushtarake.
Në Kosovë janë strehuar edhe gazetarë ukrainas, të cilët kanë vazhduar punën e tyre nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit. Kosova dhe Ukraina nuk kanë marrëdhënie diplomatike të plota, pasi Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në anën tjetër më , presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se politika e Ukrainës sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar. Gjatë një konference për media në Beograd, të mbajtur së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Zelensky tha se Ukraina respekton integritetin territorial të partnerëve të saj dhe të drejtën ndërkombëtare.
Ai shtoi se, sa i përket Kosovës, qëndrimi i Ukrainës mbetet i pandryshuar, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.
Si shenjë revolte nga kjo deklarate e presidentit ukrainas, në Prishtinë u largua baneri “Free Ukraine” i vendosur në hotelin “Grand”, me të cilin Kosova shprehte solidarizimin e saj në luftën kundër Rusisë. Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur më 2008, Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Prishtina po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës. Zelensky vizitoi Serbinë, shtet që është një nga të paktat në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës. “Ne duam paqe dinjitoze”- deklaroi Zelensky, duke theksuar se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për arritjen e paqes.
