Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka deklaruar se qëndron pranë familjeve të personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta, pas shumë vitesh pasigurie.
Në një reagim, ambasada ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe testeve të ADN-së për identifikimin e tyre.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë familjeve të atyre që ende janë të zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta pas shumë vitesh pasigurie.
Ne mirëpresim punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut dhe kryerjen e ekzaminimeve forenzike dhe testeve të ADN-së për identifikimin e mbetjeve” , thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.
