​Ben Blushi nderohet me çmimin special “Hyjnesha në fron” në Panairin e librit 2026

0%

Shkrimtari Ben Blushi u nderua me çmimin special “Hyjnesha në fron” në kuadër të Panairit të Librit 2026 nw Prishtinë. Gjatë pranimit të çmimit, Blushi tha se libri për të cilin po vlerësohet është një vepër letrare dhe nuk duhet parë si një qëndrim politik apo personal.

“Ma ka helmuar jetën pak, për fat të keq, dhe më ka vënë në armiqësi me njerëz që nuk donin, por sidoqoftë tani më duan pak më pak. Mua më ka dhënë kënaqësi, në kuptimin e letërsisë. Në fund të fundit, libri për të cilin po marr këtë vlerësim special është vetëm letërsi; nuk është një traktat politik apo një mendim imi. Është letërsi, është fiction.

Unë shpresoj shumë që ky çmim të më motivojë pak më shumë për të vazhduar të shkruaj dhe jam i bindur se do të vazhdoj të shkruaj me të njëjtin pasion, pavarësisht nga çmimet. Kështu që, ju falënderoj shumë”, u shpreh Blushi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot