Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka arritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në vizitën e tij të parë jashtë vendit prej kur e mori timonin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka raportuar të hënën () televizioni BBC .
Përveç kryesimit të takimit të tij të parë të “koalicionit të të vullnetshmëve”, kryeministri do t’i shpalosë planet me qëllim që Ukraina të mund të prodhojë raketat e veta me rreze të gjatë veprimi.
Ish-zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes ka përshkruar se si gjendja do të ndryshojë rrënjësisht kur raketat e para balistike ukrainase të arrijnë objektivat afër Moskës, dhe shoqëria ruse të shohë ndryshimin e gjendjes së luftës.
Gjeneralmajori në pension, Volodymyr Havrylov, i ka thënë programit Today të BBC-së se dorëzimi i inteligjencës për sistemet e raketave nga Mbretëria e Bashkuar te Ukraina do t’i lejojë asaj të rrisë aftësitë e saj të sulmit të thellë në Rusi.
Ai thotë se zhvillimi i aftësive të raketave balistike dhe të lundrimit të Ukrainës do ta ndihmojë atë të godasë objektiva të rëndësishëm pranë Moskës dhe Shën Petersburgut, ku industria e mbrojtjes e Rusisë është më e përqendruar.
Havrylov ka thënë se Ukraina ka qenë në gjendje të rrisë prodhimin e saj të dronëve me rreze të gjatë dhe të mesme dhe se rusët kanë filluar të reagojnë ndryshe ndaj sulmeve. Vizita e Burnhamit zhvillohet në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe pasi Moska javën e kaluar paralajmëroi për “pasoja” për përdorimin e dronëve britanikë nga Ukraina.
Kiev kohët e fundit ka shtuar sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj Moskës dhe rajoneve të tjera ruse, duke synuar rafineritë e naftës dhe depot e shitësit me pakicë më të madh online të vendit, “Ëildberries”. Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia vazhduan a sulmojnë njëra-tjetrën gjatë natës.
Dy persona u vranë në jugperëndim të Rusisë prej materialeve të forta pas shpërthimeve, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Tass. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se forcat e saj sulmuan infrastrukturën portuale dhe anijet në rajonin e Odesës. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
