Ka vdekur në moshën 74-vjeçare Dr. Sci. Drita Berisha, doktoresha e parë e shkencave nga lëmia e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë, si dhe subspecialistja e parë nga kjo fushë në Kosovë. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më , ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha”, thuhet në njoftim. Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, më 24 gusht, në ora , në varrezat e Prishtinës në Arbëri. E pamja do të mbahet në shtëpinë e familjes në Prishtinë, më 25 dhe 26 gusht, nga ora deri në .
Drita Berisha njihej për kontributin e saj në fushën e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë dhe për rolin pionier në zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
