Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën, Kosova paraqitet

0%

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka korrigjuar paraqitjen e Republikës së Kosovës, e cila më herët ishte shfaqur gabimisht si pjesë e Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka njoftuar se pas korrigjimit Kosova tashmë paraqitet brenda kufijve të saj kushtetues.

Sipas Ajetit, ndryshimi erdhi pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik. “Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, ka shkruar ai.

Ajeti u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin institucione apo kompani gjermane ku Kosova ose qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte, t’i raportojnë këto raste në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, duke bashkëngjitur edhe dëshmitë përkatëse. Sipas tij, raportimi i rasteve të tilla do të ndihmojë që pasaktësitë të adresohen dhe të korrigjohen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com