Televizioni holandez, AvrosTros, do ta bojkotojë festivalin ‘Eurosong’

0%

Transmetuesi publik holandez, AvroTros, ka njoftuar të hënën () se do të bojkotojë festivalin e këngës “Eurovision 2027”, për të dytin vit, në shenjë proteste ndaj përfaqësimit të Izraelit në dritën e situatës në Gazë dhe asaj që e ka quajtur mungesë rregullash të qarta për përjashtimin e vendeve të përfshira në konflikte ushtarake, raporton Reuters .

“Ndryshimet e njoftuara së fundmi nga Unioni Evropian i Transmetimeve nuk krijojnë besim të mjaftueshëm se është rikthyer karakteri i pavarur e neutral i Festivalit të Këngës në Eurovision”- thuhet në deklaratën AvroTrosit. Transmetuesi ka njoftuar se do t’ia kalojë vendimin për pjesëmarrjen holandeze shoqatës së përgjithshme të transmetuesve publikë, NPO.

Holanda ka bojkotuar festivalin e vitit 2026 në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Edicioni i ardhshëm mbahet në qytetin Burgas në Bullgari pasi sivjet vendin e parë e fitoi përfaqësuesja bullgare. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo