Kërcënoi me armë zjarri babain dhe dy djemtë, arrestohet 34-vjeçari

0%

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dy ditë më parë nën kërcënimin e armës ka kanosur tre persona, konkretisht babain me dy djemtë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 gusht rreth orës , në fshatin Adriatik, ku 34-vjeçari kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A.

N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe goditi me grushte shtetasin 50-vjeçar. I riu akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak. Kurbin / Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”. Kanosi me armë zjarri pistoletë 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik, 3 shtetas ishin kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u finalizua operacioni i koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se, më datë , rreth orës , në fshatin Adriatik, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe dy djemtë e tij), si dhe ka goditur me grushte shtetasin 50-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka kryer kanosjen, 2 krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot