Policia e Prishtinës ekzekuton 65 urdhëresa gjyqësore, sekuestrohen

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar, kanë realizuar 65 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 47 prej këtyre urdhëresave kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore. Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, Policia ka bërë të ditur se gjatë së njëjtës periudhë në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe 14 armë zjarri.

Ndërsa, policia ka shqiptuar gjithsej 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave me radar mobil.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi