GUXIMI QË KISHTE NËNA IME

0%

Poezi nga: Edna St. Vincent Millay Përktheu: Agron Shala Guximi që kishte nëna ime Shkoi me të dhe ende është me të: Shkëmb i nxjerrë nga guroret e Anglisë së Re; Tani granit në një kodër graniti. Broshin e artë që mbante nëna ime Ma la mua që ta mbaja; S’kam gjë që çmoj më shumë se këtë: E, megjithatë, mund t’ia dal edhe pa të.

Oh, sikur në vend të saj të më kishte lënë Atë që mori me vete në varr! — Atë guxim si shkëmb, për të cilin ajo S’ka më nevojë, ndërsa unë kam.

Burimi: Telegrafi