Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave. Kurti këto deklarata i bëri gjatë prezantimit të raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me gërmimet e zhvilluara në veri të Kosovës.

Sipas tij, në lokacionin e parë, në fshatin Kalludër, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin 13 personave. “Në varrin masiv në Kalludër janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 13 personave”, tha Kurti. Ndërkaq, në lokacionin e dytë, në fshatin Jabukë, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave.

“Në varrin masiv në Jabukë, në lokacionin e dytë, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave”, deklaroi ai. Kurti tha se në një tjetër varr masiv në Kalludër janë gjetur mbetje mortore të së paku gjashtë personave. Ai bëri të ditur se tashmë ka nisur faza e identifikimit të mbetjeve mortore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Tashmë kemi hyrë në fazën e identifikimit, pasi që veç janë marrë dhe dërguar për analizë të ADN-së mostrat e mbetjeve që dyshohet se i përkasin katër personave të gjetur në fshatin Jabukë, ndërsa për të tjerët po vazhdon procesi i ekzaminimeve në IML”, tha Kurti.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, tha se në tri lokacionet janë zhvilluar gërmime dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore, raporton Telegrafi. “Varri i parë masiv ka qenë në Kalludër, ku janë identifikuar mbetjet mortore të 13 personave, të cilat janë dërguar pastaj në IML”, tha Limani.

Sipas tij, në varrin e dytë janë gjetur katër mbetje mortore, të cilat kryesisht kanë qenë trupa të kompletuar, ndërsa në varrin e tretë masiv janë gjetur mbetje mortore të gjashtë personave. “23 persona deri tani janë identifikuar dhe procesi i zhvarrosjes ka përfunduar me sukses. Tani e tutje këto mbetje mortore do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjeko-ligjor nga IML”, deklaroi Limani.

Gjatë prezantimit u bë e ditur se tri lokacionet e gërmimeve ndodhen në veri të Kosovës, në komunën e Zubin Potokut, përkatësisht në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në një zonë në juglindje të Zubin Potokut. Kurti ka përmendur edhe armatimin e gjetur në këto lokacione, duke thënë se armët janë dërguar për ekzaminim dhe analizë.

“Ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë të enjten e kaluar prezantuan një sasi të madhe të armatimit të gjetur ndërmjet këtyre lokacioneve, armë të cilat janë dërguar për ekzaminim dhe analizë për lidhjen potenciale të tyre me krimin dhe masakrat e kryera në këto tri lokacione”, tha ai.

Kurti kërkoi gjithashtu nga faktorët ndërkombëtarë që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për zbatimin e deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, të dakorduar në Bruksel më .

“Faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtrojnë trysninë ndaj Serbisë që të zbatojë deklaratën për personat e zhdukur me dhunë të dakorduar në Bruksel më , duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, u shpreh Kurti.

Ai përsëriti thirrjen për hapjen e arkivave të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën tha se ka kryer masakra në Drenicë dhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Burimi: Telegrafi