Dy ditë pas të shtënave në malësinë e Pukë, policia identifikon dhe

0%

Dy ditë pas të shtënave të raportuara gjatë një operacioni policor në Pukë, autoritetet kanë zbardhur më shumë detaje për ngjarjen dhe kanë identifikuar personin e armatosur që u largua nga vendi i ngjarjes. 30-vjeçari me iniciale K.L është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se ishte personi që ruante një parcelë me 120 bimë të dyshuara narkotike në fshatin Kodërbojë.

“Pukë / Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, pasi ishte i armatosur, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë , konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri. Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” ”, shkruan Policia.

Burimi: Bota Sot