Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia

0%

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës . “Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti. Sipas saj, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Burimi: Bota Sot