Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u

0%

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Lulieta Obzovës në Nea Smyrni të Greqisë, ku i dyshuar për krimin është partneri i saj, Altin Allmuça, po ashtu shqiptar. Mediat greke raportojnë se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë fokusuar veçanërisht në marrëdhënien mes viktimës dhe të dyshuarit.

Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura, përfshirë tabulatet telefonike, me qëllim që të rindërtojnë lëvizjet dhe ngjarjet që i paraprinë krimit. Sipas raportimeve, autoritetet kanë siguruar edhe një video që dyshohet se ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari Allmuça kishte vendosur një person tjetër jashtë banesës së viktimës, në mënyrë që ta njoftonte kur ajo të dilte. Mediat greke raportojnë gjithashtu se, para të shtënave, viktima dyshohet se është detyruar të ulej në gjunjë, ndërsa kërcënohej me armë. Më pas, sipas të njëjtave raportime, ndaj saj është qëlluar dy herë me armë zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. Tragjedi në Athinë, shqiptari dyshohet se vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com