Fluks në fund të sezonin turistik në Portin e Durrësit, afro 39 mijë

0%

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa sezoni veror po i afrohet fundit dhe pushuesit nisin kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. Sipas të dhënave të Kapitenerisë së Durrësit, gjatë 5 ditëve të fundit nga porti janë larguar 38985 persona dhe 10439 automjete. Në të njëjtën periudhë, në vend kanë hyrë 5825 persona dhe 1 , 989 automjete.

Shifrat pasqyrojnë qartë drejtimin e lëvizjeve në këtë pikë kufitare detare, me bilancin e daljeve dukshëm më të lartë se hyrjet. Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas, afro 20 mijë persona u larguan nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit.

Bëhet fjalë kryesisht për pushues dhe vizitorë që, pas ditëve të kaluara në Shqipëri pranë familjarëve apo në destinacionet e shumta turistike të vendit, po kthehen në vendet ku jetojnë, për të vijuar ritmin normal të jetës pas pushimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fluksi i lëvizjeve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, teksa sezoni veror hyn në fazën e fundit dhe mijëra qytetarë nisin kthimin drejt vendeve të tyre.

Burimi: Bota Sot