Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë pas vdekjes së katër

0%

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protestë të punëtorëve në tri divizionet e KEK-ut, pas shqetësimeve për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve. Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë të mbajtur më , ka bërë të ditur se protesta do të mbahet të mërkurën, më , në ora .

Jashari tha se protesta do të zhvillohet në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”. “Si kryesi morëm vendim që të mërkurën në ora të mëngjesit të shprehim pakënaqësinë tonë në tri divizione.

Pra të mërkurën në ora Sindikata e Re e KEK-ut së bashku me të gjithë punëtorët në tri divizione do të protestojë dhe do të solidarizohet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.”- deklaroi Jashari. Sipas Jasharit, në mbledhje është diskutuar për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve, përfshirë mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar duke konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës.”- u shpreh ai më .

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut tha se protesta synon të shprehë pakënaqësinë për kushtet e punës dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

“Prandaj, morëm vendim që të mërkurën, në orën të mëngjesit, në tri divizionet të shprehim pakënaqësinë tonë për pajisjet mbrojtëse dhe për kushtet e punëtorëve në punë.” Jashari i cilësoi të rënda rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, duke thënë se ata duhet të kthehen të sigurt te familjet e tyre pas përfundimit të punës.

“Edhe një herë e ngritëm shqetësimin sepse rastet që po ndodhin janë raste jashtëzakonisht të rënda, sepse këta punëtorë dhe këta djem e këta burra kanë ardhur këtu për me punu, me dhanë djersën e me dhanë maksimumin që Kosova të ketë dritë, dhe në fund të ditës të kthehen shëndosh e mirë te familjet e tyre, e atë kontributin e tyre t’ia kthejnë familjeve të veta.” – theksoi Jashari.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut ngriti shqetësime edhe për mënyrën e menaxhimit të mjeteve në dispozicion të punëtorëve. “Ne e ngritëm shqetësimin që duhet të ketë një koordinim të menaxhmentit pak më të mirë.

Është shqetësim sepse derisa një menaxher ose një drejtor i ka 4-5 vetura në dispozicion për punën e tij, ndërsa punëtorët kanë mungesë veturash për të dalë në terren, për të dalë në prodhim, për t’i koordinuar punët e për t’i zgjidhur punishtet e tyre në frontin e punës, kjo është e papranueshme për neve.” Jashari bëri të ditur se para protestës të së mërkurës () do të mbahet edhe një protestë simbolike para Drejtorisë së KEK-ut në Prishtinë.

“Prandaj, para të mërkurës do të kemi edhe një protestë simbolike para Drejtorisë në Prishtinë. Ajo do të jetë simbolike, ndërsa të mërkurën do të ketë protestë me të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në tri divizionet: në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, në Divizionin e Termocentralit ‘Kosova A’ dhe në Divizionin e Termocentralit ‘Kosova B’.” Kurse, nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, foli për presion të stafit menaxhues ndaj punëtorëve.

Sipas tij, punëtorët ne shume rast nuk kanë guxim ta refuzojnë punën në vendet e pasigurta. “Stafi menaxhues po bën presion te jashtëzakonshëm te kryhet puna. Shume raste ka ndodhur që punëtorët edhe kur e kanë parasysh qe është vendi i pasigurt nuk e kanë guximin me thanë se qitu nuk guxojë me shku se është i pasigurt sepse nisin procedurat disiplinore ndaj tyre.” – tha Lluminca.

Protesta e paralajmëruar nga Sindikata vjen pas vdekjes së katër punëtorëve gjatë kryerjes së detyrave të punës në KEK, nga shkurti deri në gusht 2026. Nga muaji shkurt deri në muajin gusht kanë vdekur katër punëtorë nga aksidentet në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Më , KEK ka njoftuar se një punëtor i saj në Obiliq ka vdekur si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Ky ishte punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK. Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë.

Ndërsa më kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës, nga viti 2023 deri në vitin 2026, 46 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës. “Sfidat sistematike të trajtimit të krimeve nga siguria dhe shëndeti në punë” pati filluar në vitin 2022, ndërsa pjesa e parë e tij ishte publikuar në vitin 2023. Në vitin 2026 BIRN ka publikuar një raport tjetër, të cilin mund ta gjeni KËTU .

BIRN ka publikuar disa raporte për të drejtat e punëtorëve dhe trajtimit të rasteve të tyre në vendin e punës. Më , BIRN ka prezantuar raportin mbi gjetjet e të drejtave të punës dhe sigurisë në punë për punëtorët për vitin 2023, të titulluar “Viktimat e padrejtësisë ”. Më , BIRN publikoi raportin “Menaxhimi i Punëtorëve pa Procedura” .

Kurse, më , u publikua raporti “Trajtimi i rasteve të të drejtave të punëtoreve nga Inspektorati i Punës dhe Gjyqësori” , pas një hulumtimi njëvjeçar nga BIRN dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Burimi: Kallxo