Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve burri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij të moshës 25-vjeçare e cila ishte edhe shtatzënë. Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshortja e tij.
