Në grua dhe një burrë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës. Gruaja, e cila ishte shtatzënë në javën e 34-të, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa burri është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bazuar në informacionet e Policisë së Kosovës, çifti ishte gjetur i plagosur në një dhomë gjumi, ndërsa në vendin e ngjarjes ishte sekuestruar edhe një armë zjarri. Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla në një prononcim për Telegrafin, ka dhënë detaje të reja për gjendjen e të plagosurve. “Dy të plagosur me armë zjarri nga Malisheva, një femër dhe një mashkull.
Femra shtatzënë, 34 javëshe, edhe përkundër të gjitha masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi kujdestar, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare”, ka thënë Syla për Telegrafin.
Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit Sa i përket burrit, Syla ka bërë të ditur se ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator. “Burri është i intubuar, i kyçur në respirator. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja është shumë e rëndë dhe jo stabile.
Nëse mbijeton nga plagët, do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror”, ka deklaruar ai. Policia kishte njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës , ndërsa më pas ishte iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
