Pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës mëngjesin e së hënës janë regjistruar në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 50 minuta për të dalë nga vendi. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën , në Merdarë pritjet për dalje janë 40 deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në rreth 300 metra. Në hyrje pritjet janë nga pesë deri në 10 minuta.
Pritje më të gjata për dalje ka edhe në Dheun e Bardhë, nga 10 deri në 20 minuta, me kolonë rreth 100 metra, ndërsa në Jarinje pritjet për dalje janë nga 15 deri në 20 minuta, po ashtu me kolonë rreth 100 metra. Në pikat e tjera kufitare pritjet për automjete janë kryesisht nga një deri në shtatë minuta dhe nuk raportohet për kolona.
Sa i përket kamionëve, pritjet në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat e paraqitura janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta, pa kolona. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
