Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve të shquara amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes, ceremonia e veçantë do të mbahet në orën .
“Në orën , Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGua rdit”, thuhet në njoftim. Joe DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi konsiderohen ndër lobuesit më të angazhuar shqiptaro-amerikanë për çështjen e Kosovës, sidomos në Uashington.
Joe DioGuardi themeloi në vitin 1989 Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), një organizatë lobuese që e ngriti çështjen e shqiptarëve të Kosovës në Kongresin amerikan.
